JOQ Albania
Home

Nuk ja ndjen nga asnjë, gruaja filmohet duke u depiluar në mes të trafikut
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 11/02/2019 17:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ke ngecur në mes të trafikut, temperaturat janë të larta dhe nuk di se çfarë të bësh? Gruaja në video ju sugjeron të depiloheni edhe pse mund të jeni  para syve të shumë njerëzve.

Kjo grua ka treguar se nuk ka aspak turp të depilohet në mes të trafikut, teksa ishte duke udhëtuar me motorr bashkë me të dashurin.

Meqë kishin ngecur në trafik, gruaja e re në moshë nxjerr nga çanta e saj briskun dhe nis të depilojë këmbët e saj.  Çifti nuk kishte vendosur as kaska në kokë, duke rrezikuar kështu edhe jetën e tyre.
Ajo duket e veshur me të brendshme ose rroba banje, pasi trupi i saj është i ekspozuar, gjë që ia bëri depilimin më të lehtë.

Një shofer mbarapa tyre ka filmuar të gjithë ngjarjen dhe e ka shpërndarë atë në rrjetet sociale.