JOQ Albania
Home

Del rezultati i autospisë, ja pse vdiq Emiliano Sala
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/02/2019 17:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Emiliano Sala dhe piloti i tij u rrëzuan me avion ditën e 22 janarit teksa po udhëtonin nga Franca drejt Kardifit.

Trupi i pajetë i Sala u nxor para pak ditësh nga mbetjet e avionit ndërsa sot ka dalë edhe përgjigjia e autopsisë.

Futbollisti i njohur vdiq si pasojë e plagëve të marra në kokë dhe në gjoks.

Më pas, pasi trupi i tij u tërhoq nga avioni më 4 shkurt, u identifikua vetëm falë gjurmëve të gishtërinjve.

Ndërkohë që Sala u gjet, trupi i pilotit vijon të jetë ende i zhdukur dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Emiliano Sala dhe piloti i tij, ishin nisur nga Nantes drejt Kardifit pasi lojtari do firmoste kontratën e re me klubin uellsian, por fati nuk ishte me ta.