JOQ Albania
Home

Ky është Ministri shqiptar, që i çmendi të gjithë mediet dhe nacionalistët maqedonas
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11/02/2019 17:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shkruar nga një shqiptar i Maqedonisë

Në konkursin e fundit të shpallur nga Ministria e Kulturës, Asaf Ademi që drejton këtë Ministri vendosi të ndalojë shpërndarjet e padrejta sistematike që bëheshin deri më tani në dëm të shqiptarëve dhe në favor të maqedonasve.

Ademi refuzoi të gjitha aplikimet për projektet maqedonase, të cilat ishin mësuar të merrnin fonde nga buxheti i shtetit me dokumente të pakompletuara dhe jo valide. Ademi vendosi t’ju thotë stop diskriminimeve etnike financiare.

Kësaj radhe Ministria e Kulturës në krye me z. Asaf Ademin favorizoi (drejtësisht) projektet kulturore të anës së Maqedonisë perëndimore, ku shumica e projekteve rezultuan të jenë në favor të kulturës shqiptare. Këtë gjest maqedonasit e morën shumë për zemër, ndërsa i dhanë një trajtë krejtësisht ndryshe.

Megjithatë, për arsye se projektet e promovimit të kulturës maqedonase me vite janë financuar pa asnjëfarë revizioni të mirëfilltë, por vetëm për faktin se promovojnë “maqedonizmin”, ky shqyrtim dhe refuzim (me të drejtë) i bërë ndaj këtyre projekteve nga z. Ademi ngjalli reagime të pakontrolluara në anën tjetër.

Asaf Ademi, Ministër i Kulturës në Republikën e Maqedonisë