JOQ Albania
Home

Aksidentohet efektivja e policisë në Vlorë, policia fsheh ngjarjen
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11/02/2019 18:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Efektivja e paraburgimit Elmira Binaj është aksidentuar këtë të hënë në rrugën e varrezave në Vlorë, pasi një mjet, që ishte duke ecur në krah të kundërt ka përplasur makinën e saj që ishte e parkuar.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, ku drejtuesi i mjetit tip “Benz”me targa Vl 8507 B është përplasur me një automjet tjetër “Toyota ” me targa AA 661 Tl.

Mjeti tip “Benz” me të cilin udhëtonte një shtetas nga Llakatundi me një shpejtësi tej normave të lejuara duke qenë dhe në sens të kundërt ka përplasur mjetin "Toyota", i cili ka qenë i ndaluar në momentin e aksidentit, që drejtohej nga efektivja e policisë së paraburgimit ku për pasojë ka mbetur e lënduar duke marrë disa plagë në këmbë, në kraharor dhe në shpatull. Mjekët në Spitalin e Vlorës bëjnë me dije se efektivja është jashtë rrezikut për jetën, shkruan Faxweb.

Lidhur me këtë aksident Policia e Vlorës nuk ka dhënë asnjë informacion.