JOQ Albania
Home

“Policia u nxjerr armën kriminelëve”, rrjeti shpërthen ndaj Policisë së Shtetit pas skandalit
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 11/02/2019 18:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ngacmimet seksuale ndaj të miturave, po bëhen publike gjithmonë e më shumë, pasi edhe vëmendja e prindërve është rritur pas publikimit  të rastit në Kavajë.

Ditën e sotme opinioni publik shqiptar është tronditur nga ngacmimi seksual që një polic në Malësinë e Madhe ka bërë ndaj një vajze të mitur. Ka qenë e ëma e kësaj të fundit që e ka denoncuar ngjarjen në rrjetet sociale pasi policia nuk e kishte bërë publik rastin, madje nuk kishte pranuar as denoncimin.

Pavarësisht kërcënimeve të policit, nëna e të miturës u është drejtuar mediave online si zgjidhja e vetme e problemit të saj.  Videoja shokuese ku ai luante me organin e tij gjenital u përhap gjerësisht në rrjetet sociale.

Drejtoria e Policisë së Shkodrës ka deklaruar se në emër të Bajrakurtit nuk është bërë një denoncim për ngacmim seksual duke hedhur poshtë dëshminë e nënës së vajzës.

Nuk kanë munguar as memet e famshme në rrjetet sociale, të cilat ironizojnë Policinë e Shtetit dhe gjendjen e mjerueshme ku ka përfunduar.