JOQ Albania
Home

Ngacmimet seksuale në Shqipëri, Lubonja: Di raste skandaloze në administratë
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 11/02/2019 18:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ngjarjet e fundit në Shqipëri, lidhur me ngacmimet seksuale që janë publikuar, kanë tronditur opinionin publik shqiptar. Ditën e sotme policia ka bërë arrestimin e menjëhershëm të shefit të policisë në Grumiere, Malësinë e Madhe Berhan Bajrakurti, pasi ky i fundit akuzohet për ngacmim seksual nga një 15-vjeçareje.

Analisti i njohur Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit në vend. Ai u ndal tek abuzimet seksuale duke marrë shkas nga rasti i policit në Malësi të Madhe që u arrestua pasi ngacmoi seksualisht një 15-vjeçare.

Lubonja tha se rasti është edhe më i rëndë pasi bëhet fjalë për një polic që duhet të na mbrojë.

Deklarata e Lubonjës:

Kultura jonë është më konservatore në këtë drejtim dhe kjo shoqërohet njëkohësisht dhe me kulturën e dhunës në përgjithësi që ne e kemi dhe më të fortë. Bëhet e rëndë kur mëson se këtu është një polic dhe kuptohet se është njeriu që duhet të na mbrojë.
Këtu lind gjithë problemi i madh se sa i kemi të edukuar njerëzit e policisë si shërbëtorë dhe sa abuzojnë me pushtetin ndaj nesh. Nuk është çështje abuzimi seksual është kulturë e përgjithshme. Është një llambë e ndezur që tregon që është një problem shumë më i madh dhe që duhet parë në kompleksitetin e vet.”

Por edhe për Lubonjën kur bëhet fjalë për denoncime konkrete është e vështirë të gjenden fjalët. Ai tha se është në dijeni të rasteve skandaloze të abuzimit në administratë por se s’mund të flasë kur vetë viktimat nuk flasin.