JOQ Albania
Home

U rikthye pasi ruajti votat e PS-së, e shkuara e policit që ngacmoi seksualisht të miturën
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11/02/2019 18:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme në medie u publikua një video ku shefi i policisë në Gruemirë të Malësisë së Madhe, Berhan Bajrakurti ngacmonte seksualisht një 15-vjeçare.

Ishte nëna e minorenes që ka publikuar videon ku Bajrakurti i tregonte organin gjenital vajzës së mitur nëpërmjet celularit, ndërkohë detaje të reja kanë dalë në dritë për policin në fjalë, i cili është vënë në pranga pas denoncimit.

Detaje të reja janë publikuar për Bajrakurtin, që në 2008 ishte shkarkuar nga detyra për shkelje të rëndë, pasi ka punuar si fatorino në linjën Shkodër-Koplik.

Por me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste, Bajrakurti është rikthyer në detyrë, madje në vitin 2015 ka qenë dhe komisioner i PS për zgjedhjet lokale në qarkun e Shkodrës.

Kujtojmë se Bajrakurti ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve, ndërkohë që së fundmi ishte bërë dhe gjysh, por kjo se ka ndaluar të bëjë veprime të turpshme dhe denigruese me vajzën e mitur