JOQ Albania
Home

Aty ku punonte polici që tregoi organin gjenital shkollat janë pa drita, mësuesja: Të na falni që nuk i marrim vesh lajmet
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 11/02/2019 18:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme policia ka bërë arrestimin e menjëhershëm të shefit të policisë në Grumiere, Malësinë e Madhe Berhan Bajrakurti, pasi ky i fundit akuzohet për ngacmim seksual nga një 15-vjeçareje.

Videoja shokuese ku ai luante me organin e tij gjenital u përhap gjerësisht në rrjetet sociale. Denoncimin për mediat e ka bërë nëna e 15-vjeçares, e cila është shprehur se pas kësaj ngjarjeje te tmerrshme ajo dhe familja e saj do të largohen nga vendi.

Në rrjetin social Facebook ka reaguar gjithashtu edhe një mësuese e cila jep mësim në shkollën e Malësisë së Madhe. Ajo ka ironizuar qeverinë me rastin e shëmtuar që ka ndodhur ndaj të miturës.
Mësuesja ka kërkuar falje që e ka marrë vesh lajmin me vonesë, pasi janë pa drita dhe në një ditë me shi klasat ngelin në terr.

Denoncimi i plotë: 

Të na falni që nuk i marrim vesht lajmet e fundit…
Jemi pa drita, kjo është klasa ime në një orë normale dite me shi…
Migjeni na vjen anës…
Unë jam me
Të gjithë jemi por mësimin e bëjmë me kushte e pa kushte, me mot e pa mot, të jesh njeri është e vështirë, të jesh prind edhe më shumë, mësuesi i ka të dyja,
Një Natë Pa Gjumë
Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla.
Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen,
kur të dhemb e s’di ç’të dhemb, e syni gjum nuk ka,
urren nuk din ç’urren, don e s’din se ç’don."