JOQ Albania
Home

“Edhe pas kësaj ngjarjeje do prodhohet film, të shohim kush do jenë aktorët e qeverisë!”
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 11/02/2019 19:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Videoja shokuese e policit Berhan Bajrakurti, ku ai luante me organin e tij gjenital u përhap gjerësisht në rrjetet sociale. Bajrakurti akuzohet për ngacmim seksual të një 15-vjeçareje.
Denoncimin për mediat e ka bërë nëna e 15-vjeçares, e cila është shprehur se pas kësaj ngjarjeje te tmerrshme ajo dhe familja e saj do të largohen nga vendi.

Pas këtij skandali kanë qenë të shumtë personat që kanë reaguar. Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka ironizuar me ministren Elisa Spiropali e cila pas skandalit në Kavajë, të ndodhur rreth 10 ditë më parë, tha se ngjarje të tilla bëhen dhe filma.

Manjani ka shkruar se dhe pas kësaj ngjarjeje do prodhohet filmi, por do ta shohim se kush do të jenë aktorët e qeverisë.

Statusi i ish-ministrit:

Besoj edhe për këtë ngjarjen e minorenes nga Malësia e Madhe do prodhohet filmi: “ne na beson populli pas përdhunimit”…
Të shohim kush do jenë aktorët e qeverisë që do ta interpretojnë!
Ndërkohë, mjer viktima e radhës!"