JOQ Albania
Home

Elvana dhe Flori do të performojnë për Pavarësinë e Kosovës të njëjtën këngë?
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11/02/2019 19:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi padyshim kanë qenë dyshja më e përfolur në showbizz-in shqiptar muajt e fundit, por pas ngjarjes në ish-bllok Elvana "humbi", duke u rikthyer vetëm pak ditë më parë, ku premtoi se do të dilte në skenë dhe do të bënte atë që dinte më mirë, të këndonte.

U përfol se Elvana në ditën e Pavarësisë së Kosovës do të performonte në Prishtinë këngën "Kuq e Zi", të cilën e ka në bashkëpunim me Florin.

Sa i përket kantautorit ai ka treguar nëpërmjet Instastories se do të performojë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, por jo në Prishtinë. Me 16 shkurt Flori do të performojë në një club në Zvicër për kosovarët atje.

Nuk dimë detaje të tjera për performancën e tij atje, por a dfo t’a këndojë dhe Flori këngën Kuq e Zi ashtu si dhe Elvana? A do të këndojnë versionin e tyre së bashku apo do të sjellin versione të reja pa zërin e njëri-tjetrit, ashtu siç kantautori bëri në festën e fundvitit në Tiranë, ku e solli këngën në Sheshin Skëndërbej pa zërin e këngëtares?

Këto mbeten për t’u parë!