JOQ Albania
Home

Vdes në Luksemburg ushtari kosovar 23-vjeçar, dhuron organet e tij për të shpëtuar jetë njerëzish
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 11/02/2019 19:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka ndërruar jetë në moshën 23-vjeçar, kosovari Dorian Dautaj. I riu nga Deçani që shërbente në ushtrinë e Luksemburgut ka patur gjakderdhje cerebrale duke mos arritur t’i mbijetojë sulmit.

Por, kosovari i ndjerë kishte bërë një gjest të madh më parë në ushtrinë e Luksemburgut. Ai kishte nënshkruar në ushtri që në rast vdekje, organet e tij të jepen për të shëruar të tjerët. Organet jetësore të tij thuhet se do të dhurohen për pacientët nevojtarë, bazuar në amanetin e tij.

Varrimi i Dautajt do të bëhet në fshatin Carrabreg të Epërm më datë 17 e 18 të këtij muaji.