JOQ Albania
Home

“Do ju zhduk, do ju shfaros”, si i kërcënoi polici pervers nënë e bijë pas denoncimit
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11/02/2019 20:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme Berhan Bajrakurti, specialist i policimit në Komunitet në Gruemirë, në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe, u arrestua pas publikimit të një videoje ku ngacmonte seksualisht një 15-vjeçare.

Video u publikua në media nga vetë nëna e vajzës, e cila kishte shkuar për të bërë denoncimin, por nuk ishte pritur nga askush dhe më pas kishte e kishin bërë publike për mediet.

Të dyja thonë se kanë marrë edhe kërcënime prej inspektorit, i cili u vu në dijeni për denoncimin dhe shkoi në polici duke kërcënuar nënë e bijë.

Fjalët e tij kërcënuese ishin:

Do ju zhduk, do ju shfaros."

Raportohet se në 2008-ën, Bajrakurti është shkarkuar nga radhët e policisë për shkelje në detyrë, ndërsa mbante detyrën e faturinos në linjën e autobusit Shkodër-Koplik.

Rreth vitit 2015 ai është rikhtyer në detyrë, derisa sot u arrestua nga kolegët për ngacmimin seksual ndaj minorenes.

Ndërkohë në zgjedhjet lokale të 2015-ës, Bajrakurti ka qenë komisioner i Partisë Socialiste në Malësinë e Madhe dhe menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor ai është rikthyer në detyrë.

Inspektori i Policisë është i martuar, baba i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, njëra e martuar dhe vajza e dytë beqare.