JOQ Albania
Home

Rama dhe Spiropali si dy pika uji, gjeni kush është origjinali dhe kopja
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 11/02/2019 20:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme policia ka bërë arrestimin e menjëhershëm të shefit të policisë në Malësinë e Madhe Berhan Bajrakurti, pasi ky i fundit akuzohet për ngacmim seksual nga një 15-vjeçareje.

Videoja shokuese ku ai luante me organin e tij gjenital u përhap gjerësisht në rrjetet sociale. Denoncimin për mediat e ka bërë nëna e 15-vjeçares, e cila është shprehur se pas kësaj ngjarjeje te tmerrshme ajo dhe familja e saj do të largohen nga vendi.

E lidhur me ngjarjen e rëndë, në rrjetet sociale kanë shpërthyer memet dhe videot ku sulmohet e ironizohet kryeministri Rama dhe Ministrja për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali.

Një video e realizuar nga emisioni investigativ "Boom" tregon ngashmëritë që ka kryeministri Edi Rama me Elisa Spiropalin. Zëri i tyre është shumë i ngjashëm, gjestikulacioni i fytyrës po ashtu.

Mbetet vetëm të shihni videon ku të dy Rama dhe Elisa shfaqen para pasqyrës, sikur duan të pyesin popullin se çfarë ndryshimi kanë nga njëri-tjetri.