Djali i saj ishte student në një nga universitetet e Merilendit, por nëna e tij nuk e linte të qetë pasi i kërkonte të lidhej sa më shpejt me një vajzë. Çdo ditë ajo shkonte në universitetin e tij, duke mbajtur fotografinë e të birit në dorë dhe ndalonte çdo vajzë që i pëlqente për djalin e saj.
Policia e Merilendit në SHBA zbuloi se bëhej fjalë për nënën e një studenti, e cila u tregonte vajzave foton e të birit, duke u sugjeruar të dilnin për një kafe.
Njoftimi i çuditshëm për 50-vjeçaren që sillej në një mënyrë jo normale bëri që ndaj gruas të merreshin masa drastike. Nuk dihet me saktësi se sa vajzave u është afruar, por shumë studentë u ankuan për pasigurinë që u krijonte prania e çuditshme e gruas.
Policia u detyrua të publikojë një njoftim që studentet të ruhen prej saj, duke dhënë përshkrimin, si dhe një foto.