JOQ Albania
Home

Sherr masiv në Itali/ Plagosen dy shqiptarë, njëri në gjendje kritike
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11/02/2019 21:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur pas një sherri me një grup personash në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se njëri prej shqiptarëve, rreth 22-vjeç është operuar gjatë natës, pasi kishte marrë plagë të rënda, ndërsa vijon të jetë në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas mediave, shqiptari ka mbetur i plagosur gjatë një sherri mes  një grupi personash, shumica prej të cilëve bashkëkombas të të plagosurit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, jashtë një klubi nate. Shqiptari është gjetur i prerë në pjesë të ndryshme të trupit.

Ende nuk dihen identitetet e të plagosurve, por priten raportimet e policisë vendase lidhur me ngjarjen.

Foto Ilustruese