JOQ Albania
Home

“Vë një gocë te zyra për bashkëqeverisjen, si Enver Hoxha që merrte fletërrufe nga populli”
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/02/2019 22:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi dha një gjykim të tijin, për mënyrën sesi po qeveris kryeministri Edi Rama.

Sipas Shehit, Rama është një lider  arrogant, i cili po kopjon lidera si Putin apo Erdogan.

I ftuar në studion e “A Show”, Shehi ndër të tjera e ka krahasuar platformën e bashkëqeverisjes, me fletërrufetë në kohën e diktatorit Enver Hoxha.

Më tej Shehi ka thënë se me Ramën, do të humbasim në pjesë të lirive tona.

Pjesë nga intervista

Adi Krasta: Çfarë mendimi ke për sjelljen dhe mënyrën e të menduarit të kryeministrit Rama?

Dashamir Shehi: U bënë 6 vite në qershor që ky person drejton Shqipërinë, ka shkuar përtej asaj për të cilën e ka marrë mandatin. Ky edhe ministrat i ndryshon në funksion të tij, mënyra si ndërrohen me kë ndërrohen. Pra, si i bëhet më mirë kryeministrit. Deri këtu tregon anën e tij arrogante. Ky i drejtohet popullit në mënyrë populiste. Vë një gocë atje me kufje tek veshi tek ajo zyra për bashkëqeverisjen, e vë si Enver Hoxha që merrte fletërrufe nga populli. Jo se qeverisja e kaluar shkëlqente por deri në këtë nivel nuk ishte.

 Adi Krasta: Në mënyrë private e bën, flet për të?

Dash Shehi: Kur ulem me kolegët them që si ka punët mirë, por zyrtarisht nuk dua ta degjeneroj debatin, ai ka një arrogancë të theksuar. Ai del dhe i thotë drejtorit të pushoj unë ty dhe i tremb të gjithë ata që duan të punojnë. Këtë lloj modeli përdor Putini dhe Erdogani unë këtë kam frikë se dhe ne këtu po përfundojmë. Ndaj fola edhe në kuvend se këtu kemi shtet të dyfishtë. Shpeshherë diktaturat dalin edhe në kohë paqeje ne duhet të trembemi se me këtë person do humbim një pjesë të lirive tona. Sot zgjidhemi në këtë mënyrë.