JOQ Albania
Home

U zhduk ditën që Dritan Dajti vrau 4 policët, Artan Hoxha flet për misterin e makinës me 140 mijë euro brenda
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/02/2019 23:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja në lidhje me ditën e vrasjes së 4 policëve nga Dritan Dajti.

Sipas Hoxhës, po atë ditë është zhdukur edhe një makinë tip “Mercedes” me 140 mijë euro brenda.

Duke folur nga studio e opinion, gazetari ka thënë më tej se kjo çantë është shkaku që gjërat shkuan në atë pikë.

Më tej ai ka shtuar se as pronari, as makina nuk janë gjetur kurrë.


Hoxha tha:

Nuk është gjetur kurrë as makina, as pronari dhe as personi që  ka qenë aty.

Më tej Hoxha tha se makinës i është ndryshuar një numër te targa. Ai shtoi gjithashtu, se në lidhje me makinën janë arrestuar tre vëllezër, pronar të një furre buke, që bënë 6 muaj burg.