JOQ Albania
Home

Nga student juridiku në vrasës, si nisi historia e Dritan Dajtit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/02/2019 23:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Apeli për Krimet e Rënda pak ditë më parë pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin. Vendimi shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik.

Gazetari Artan Hoxha ka rrefyer historinë e Dritan Dajtit, studentit të juridikut që u kthye në vrasës. Sipas gazetarit, e gjitha ka nisur për një ndërtim që do bëhej pranë banesës së tij në vitin 1999.

Hoxha ka treguar se pronarët u futën në sherr me banorët, pasi prishën rrethimin e këtyre të fundit. Sipas Hoxhës, është thënë se njerëzit që shoqëronin biznesmenin goditën me shuplakë nënën e Dritan Dajtit, arsye që e ka çuar këtët të fundit të qëllojë drejt biznesmenit, Agim Beqa. Përsa i përket arratisjes nga gjykata, Hoxha u shpreh se Dajti e bëri pasi krijoi bindjen që vendimi do të ishte kundër tij.

Hoxha tha:

Dritan Dajti është 48 vjeç nga Tirana. Shtëpinë e prindërve e ka patur në Brrakë. I ati ka ndërruar jetë. Besoj e ëma dhe i vëllai banojnë akoma atje. Nuk ka qenë njeri probolematik, apo i skeduar. Deri në momentin kur ka ndodhur ngjarja e parë, flas pas vitit 1997. Babai i vet ka qenë shef kuzhine në kohën e sistemit komunist. Nëna ka qenë mësuese. Në ‘99 kur u vra biznesmeni nga Tepelena ai punonte në një mobileri, si bashkëpronar i saj dhe vzhdonte fakultetin juridik. Ngjarja e parë ka patur lidhje me një ndërtim që po niste para banesës ku banonte ai, në një konflikt mes banorëve dhe pronarëve të firmës Besa Construction. Pronarët kanë prishur rrethimin që banorët kanë patur. Policia lokale, që në atë kohë nuk arriti do ta zgjidhe. Dhe kur nuk e zgjidh ligji hyn pjesa tjetër.

Është thënë se Tan Dajti ka hyrë në mes, sepse biznesmeni apo njerëzit që e shoqëronin kanë qëlluar me shuplakë nënën e tij. Në të shtënat  që janë drejtuar tek Agim Beqa, ky i fundit ka mbetur i vrarë.

Dajti gjithmonë e ka mohuar që ishte ai autori i ngjarjes, edhe pse u dënua me 20 vite. Por më pas ai u arratis nga gjykata. Kas thënë që u arratis sepse krijoi bindjen që vendimi do të ishte kundër tij.