JOQ Albania
Home

Abuzimi me 13-vjeçaren në Kavajë, pediatrja e njohur tregon sesi tentuan t’i rrëmbejnë dhe përdhunojnë të bijën
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/02/2019 0:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pediatrja Lira Gjika ka komentuar ngjarjen e rëndë të Kavajës, ku 8 adoleshentë, shantazhuan dhe përdhunuan një vajzë 13-vjeçare në mënyrë të përsëritur.

Sipas saj, në këtë histori nuk ka fajtorë, pasi edhe vajza edhe djemtë janë viktima.

Duke folur për “A show” , Gjika u shpreh se vajza është nën kërcënim dhe familja e saj është e linçuar.

Më tej pediatrja ka rrëfyer edhe një histori, kur tentuan t’i rrëmbenin dhe përdhunonin të bijën në vitin 1997.

Pjesë nga intervista

Lira Gjika: Historia sa ka nisur ajo vajza është nën kërcënim. Familja e saj, nëna e saj është e linçuar, e etiketuar. Mos harro që është një qytet i vogël maskilist. Duhet të ndërhyhet me profesionalizëm. Të marrin të shpëtojnë vajzën se ndjehet e pisët, e frikshme.

Adi Krasta: Duket sikur ke përjetuar një situatë të ngjashme…

Lira Gjika: Po edhe mua kanë tentuar të ma rrëmbejnë e përdhunojnë vajzën në 1997. E kanë rrëmbyer, por dikush ishte aty dhe e shpëtoi. E di mirë çdo të thotë kjo histori për atë familje dhe për atë vajzë