JOQ Albania
Home

I nxorri në video organin gjenital 15-vjeçares, polici manjak merret në pyetje
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/02/2019 0:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë shokoi ditën e sotme opinionin publik. Shefi i policisë në Gruemir të Malësisë së Madhe, Berhan Bajrakurti shfaqej në një video, duke i treguar organin gjenital një 15-vjeçareje. Ai u arrestua menjëherë, ndërsa është marrë në pyetje në orët e vona të mbrëmjes së sotme.

Në dëshminë e tij, përpara hetuesve , Bajrakurti ka mohuar akuzat për ngacmim seksual ndaj të miturës. Ekspertët ndërkohë kanë bllokuar telefonin e policit, ndërsa do të kërkojnë ndihmë edhe nga media që publikoi videon. Gjithashtu do të merret edhe kontakti me nënën e vajzës dhe çdo gjë tjetër që do të ndihmojë për hetimet.

Sipas “Shkodra News”, në pyetje është marrë edhe drejtoresha e gjimnazit të Gruemirës, e cila është shprehur se nuk ka patur dijeni për një problem të tillë. Ndërkohë në një prej profileve të efektivit në Facebook, janë fshirë të gjitha pamjet, fotografitë dhe të dhënat.