JOQ Albania
Home

Bëhuni gati për acar, temperaturat do të zbresin në ekstrem
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 12/02/2019 7:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë ditës së sotme temperaturat do të ulen ndjeshëm. Sipas Meteoalb, gjatë ditës së martë temperaturat do të bien me të paktën 4 gradë.

E mesa duket dimri është rikthyer sërish në vendin tonë, pas ditëve të ngrohta të javës së kaluar.

Po ashtu e ditur bëhet se vransirat do të jenë të pranishme në pjesën më të madhe të vendit. Në zona malore pritet që temperaturat të ulen deri në -5°C.

Temperatura të ulta do të shënohen edhe gjatë ditës së nesërme.