JOQ Albania
Home

Përplasen dy makina/ Një person në gjendje të rëndë për jetën
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 12/02/2019 7:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident është regjistruar në Lezhë. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri- tjetrin dhe si pasojë një person ka përfunduar i lënduar.

Ky aksident ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm pranë kryqëzimit të Ishull Lezhë.

E ditur bëhet se një fugon është përplasur me një mjet tjetër tip "Renault" dhe për pasojë ka mbetur drejtuesja e i këtij të fundit.

Ajo është dërguar në spital me urgjencë dhe e ditur bëhet se është në gjendje të rëndë për jetën.

Shkaqet dhe motivet e aksidentit mbetën ende të paqarta. Ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhen e plotë të saj.