JOQ Albania
Home

Krim makabër/ Punonjësi i Gardës së Republikës vret me armën e shërbimit gruan
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 12/02/2019 7:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka  ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Mësohet se një punonjës i Gardës së Republikës i ka  marrë jetën bashkëshores së tij rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias.

Po ashtu e ditur bëhet se ai e ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten e tij.

Në njoftimin e policisë shkruhet se 44- vjeçari Alket Arapi, është arrestuar në flagrancë. Kurse bashkëshortja, që ai i ka marrë jetën ishte vetëm 36 vjeçe.

Motivet dhe shkaqet që e kanë shtyrë 44- vjeçari të kryejë këtë krim makabër mbeten ende mister.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës). Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.