JOQ Albania
Home

Ahmetaj “tradhëton” Ramën, kapet duke parë filxhanin me Salianjin në kafe
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 12/02/2019 8:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-ministri i Finacave Arben Ahmetaj është fotografuar në një kafene me deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianjin.

Kujtojmë se ky i fundit ka mbajtur në selinë e Kuvendit fjalime shumë të ashpëra ndaj kryeministrit Edi Rama, madje dhe i ka hedhur dhe disa fletë në fytyrë, në të cilat ishte i shkruar ligji i Arsimit të Lartë.

Siç dallohet në foto Salianji dhe Ahmetaj duken shumë të qetë teksa pinë kafe bashkë.

Për disa fakti se Salianji dhe Ahmetaj janë fotografuar duke pirë kafe bashkë është se jemi shumë pak ditë para protesës së Madhe paralajmëruar nga Partia Demokratike.

E mesa duket deputetët tanë grinden vetëm në sallën e Kuvendit sepse jashtë saj si në rastin e Salianjit dhe Ahmetaj pinë kafe bashkë.