JOQ Albania
Home

Qëlloi disa herë pa mëshirë, ky është punonjësi i Gardës së Republikës që vrau me armën e shërbimit gruan
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 12/02/2019 9:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mëngjesin e sotëm vendi ynë u trondit nga një krim makabër. Kujtojmë këtu se punonjësi i Gradës së Republikës qëlloi me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare.

44-vjeçari Alket Arapaj ka qëlluar disa herë pa mëshirë me armë mbi trupin e gruas së tij Ervilma Seferi.

Ky krim makabër ka ndodhur mëngjesin e sotëm në banesën e çiftit në Allias. 44-vjeçari është arrestuar nga policia, pas ngjarjes.

Ende mbeten të paqarta motivet dhe shkaqet se pse 44-vjeçari i mori jetën gruas.

Më poshtë po ju sjellim foton e Alket Arapajt dhe foto nga vendi ku ka ndodhur krimi makabër.

Një njoftimin e policisë shkruhet:

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës). Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.”