JOQ Albania
Home

Detaje tronditëse, ja kush ishte 36-vjeçarja që u vra mizorisht nga burri i saj saj mëngjesin e sotëm
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 12/02/2019 9:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Punonjësi i Gardës së së Republikës, Alket Arapaj vrau me armën e shërbimit mëngjesin e sotëm gruan e tij.

Mësohet se bashkëshortja e tij ishte 36 vjeç dhe se quhej  Ervilma Seferaj. Mbi trupin e saj është qëlluar disa herë, derisa sa ka gjetur vdekjen.

Ishin fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, pasi kanë dëgjuar të shtënat në banesën e çiftit. Mbeten mister motivet e kësaj ngjarje të rëndë.

Po ashtu e ditur bëhet se çifti kishte bashkë një fëmijë. Sipas dëshmisë së fqinjëve, 44- vjeçari dukej njeri i qetë dhe se ishte predikues i fesë islame.