JOQ Albania
Home

Vdekja e Sala, UEFA merr vendimin e rëndësishëm
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/02/2019 10:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Humbja e Emiliano Sala ka tronditur botën e futbollit.

Lojtari u rrëzua me avionin privat teksa po udhëtonte nga Nantes drejt Kardifit.

Avioni i tij u rrëzua në det më 21 janar, teksa sulmuesi 28-vjeçar humbi jetën.

Në nderim të tij, UEFA ka vendosur që të gjitha ndeshjet e kësaj jave në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës të nisin me 1 minutë heshtje.

Lidhur me këtë tragjedi, u prononcua edhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

Ai u shpreh:

Në emër të UEFA-së, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes dhe më të dashurve të Emiliano Salas për këtë humbje të madhe”.