JOQ Albania
Home

As në ëndërra nuk do ishte kaq i bukur, ky do të jetë jahti më i madh në botë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 12/02/2019 11:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

"Valkyrie" do jetë jahti më i madh në botë. Ai është ende duke u ndërtuar, por vetëm fotot se si do të duket të lënë pa fjalë.

Ky superjaht do të ketë detaje mjaft luksoze dhe do të ketë një pamje spektakolare.

Dhe më e bukura është se me këtë jaht mund të udhëtojë kushdo, nuk duhet të jesh me patjetër një miliarder që të shkelësh në të.

Superjahti "Valkyire" është dizenjuar nga shefi dizenjator i Latitude Yachts nga Letonia, Chulhun Park.

Në një intervistë për CNN Travel, ai është shprehur kështu:

Isha i vendosur të krijoja një jaht unik nga ana vizuale që do të ishte ndryshe nga flota e zakonshme. Pjesa më e madhe e njerëzve i konsiderojnë superjahtet si prona ekskluzive të miliarderëve që e tregojnë si pasuri të tyre. Megjithatë, kjo do të ishte në thelb një arkitekturë lundruese që mund të përdoret nga publiku.

Pasi të përfundojë ndërtimi i këtij jahti, ai do të jetë më i madh se superjahti Azzam, që është në pronësi të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe.