JOQ Albania
Home

“Çmendet” Bufon: Ëndërroj të luaj deri në 80 vjeç
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/02/2019 11:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

41-vjeç dhe nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli i luajtur.

Portieri italian, Xhanluxhi Bufon ka deklaruar se ai nuk heq dorë dhe aq lehtë nga ëndrrat.

Në një prononcim para ndeshjes me Manchester United, portieri i PSG-së ka deklarur se ëndërron të luajë deri në moshën 80-vjeçare.

Ai u shpreh:

Në moshën 41 vjeçare nuk kam hequr dorë nga ëndrrat. Por kam nevojë për entuziazëm, vitin e kaluar mendova të lija futbollin dhe kjo krijoi negativitet në jetën time. Kjo është arsyeja pse në mendjen time ëndërroj që të qëndroj në fushë deri në moshën 80-vjeçare, gjyshi në portë me bastun dhe me fanellën numër 1. Por njëkohësisht imagjinoj që gjithçka mund të përfundojë nesër. Nuk i vë limite vetes, e di që në fund fatura do të mbërrijë gjithsesi".