JOQ Albania
Home

Futbolli në zi, ndahet nga jeta legjenda e Anglisë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/02/2019 12:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gordon Benk, portieri legjendar i kombëtares angleze, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 81-vjeçare.

Ish-gardiani i "3 Luanëve" u shpall kampion bote me Anglinë në 1966, madje është cilësuar si një nga portierët më të mirë në historinë e britanikëve.

Benk është aktivizuar 73 ndeshje me ekipin kombëtar, ndërsa ka luajtur edhe me ekipet e njohura angleze si Çesterfilld, Leister, Stok Siti, etj.

Ai kujtohet nga të gjithë për pritjen spektakolare kundër Pelesë në Botëror.