JOQ Albania
Home

“E gjetën në tualet të qethur”, denoncim rrëqethës për vajzën që supozohet se e rrëmbyen në qendrën tregtare në Tiranë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12/02/2019 12:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditët e fundit vendi ynë dhe Kosova janë përfshirë nga një valë përdhunimesh kryesisht ndaj vajzave të mitura.

Autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve të bujshme kanë qenë kryesisht efektivë policie.

Pothuajse të pabesueshme kur i dëgjon, por të provuara me fakte, gjithsecili prej nesh mbushet me negativitet kur merr vesh të tilla raste të rënda.

Një tjetër rast, i paprovuar, i cili po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale, ka bërë bujë ditën e sotme.

Bëhet fjalë për një rast rrëmbimi, që supozohet se ka ndodhur në një prej qendrave tregtare më të mëdha në vend.

Në statusin që po shpërndahet me shpejtësi shkruhet se një fëmijë është rrëmbyer dhe për rastin është njoftuar edhe Policia e Shtetit, megjithëse nuk ka asnjë njoftim në lidhje me këtë ngjarje.

Pas shumë kërkimesh, shkruhet në status, vajza është gjetur në tualetin e qendrës tregtare e qethur dhe e veshur me lecka.

Një reagim i organeve përkatëse në lidhje me këtë ngjarje nuk ka ardhur ende.