JOQ Albania
Home

“Ruani pafajësinë e fëmijëve tanë”, prindërit protestojnë kundër mësuesit gay
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/02/2019 12:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prindërit e fëmijëve, që shkojnë në një shkollë fillore në Angli, kanë dalë në protestë kundër një mësuesi homoseksual.

Mësuesi Andrew Moffat ka për detyrë që t’u mësojë fëmijëve rreth shumëllojshmërisë së njerëzve dhe marrëdhënive si dhe t’i mësojë ata që të jenë më tolerantë dhe pranues.

Moffat ka deklaruar se ai ka marrë email-e të ndryshme që e kërcënojë me jetë, ndërkohë që prindërit u mblodhën para shkollës duke protestuar kundër tij.

Rreth 100 protestues u mblodhën në dyert e shkollës duke thërritur njëzëri: Thojini jo Moffat-it.

Ndërsa, në një nga pankartat e fotografuara lexohej:

Ruani pafajësinë dhe pastërtinë e fëmijëve tanë.”

Edhe pse prindërit nuk e duan, profesori ka mbështetjen e drejtuesve të shkollës që kanë nisur një projekt pilot të quajtur “ The No Outsiders”.

Ky projekt ka si qëllim që të edukojë brezin e ri që të pranojë diferencat mes njerëzve në shoqëri. JOQ Albania