JOQ Albania
Home

Ishin koka të trafikut të drogës, ja kush janë shqiptarët e arrestuar nga Guardia di Finanza
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 12/02/2019 12:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

27 shqiptarë dhe 11 italianë, të cilët prej gati më shumë se 10 vitesh kishin bërë namin në trafikimin e lëndëve narkotike në Itali dhe Shqipëri, duke u kthyer kështu në bosa të drogës janë arretuar gjatë ditës së sotme.

Mësohet se operacioni për shpërbërjen e këtij grupi trafikantësh ka nisur 2 vite më parë. Po ashtu e ditur bëhet se në sajë të këtij operacioni të përbashkët me Guardia di Financa 6 persona janë arrestuar në Vlorë.

Këta persona janë arrestuar me letërporosi të posaçme nga Italia.

Kurse nga ana tjetër e brigjeve shqiptare policia italiane njoftoi se  operacioni i policisë së Leçes nën komandën e Drejtorisë së Përgjitshme të Romës çoi në shkatërrimin e 4 grupeve kriminale italo-shqiptare me bazë operative në provincën e Leçes por me aktivitet të shtrirë në dia rajone italiane Calabria, Toscana, Emilia Romagna, Sicilia, Liguria, Lombardia.

Në Shqipëri janë arrestuar:

1-Denis Pashaj 33 vjeç

2-Kristjan Llanaj alias Nuredinaj 36 vjeç

3-Luka alias Kriols Beqiraj 32 vjeç

4-Arbnor Xhimaj alias Hoxhaj 34 vjeç

5-Bilal Kabello 34 vjeç

6-Kujtim Elmazi 58 vjeç

Në Itali janë arrestuar:

1-Dorian Alikaj 34 vjeç

2-Altin Avduramani 46 vjeç

3-Ajet Çepaj 50 vjeç

4-Klaudio Fani 34 vjeç

5-Artur Malo 35 vjeç

6-Raul Zenunaj 40 vjeç

7-Giancarlo Desimone

8-Gianfranco Conestabile

9-Salvadore Santoro

10-Francesco Tarantini

11-Giuseppe Vanatagiato