JOQ Albania
Home

Juventusi nuk njeh limite, nis kontaktet me Mohamed Salah
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/02/2019 12:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Juventusi është padyshim një nga skuadrat më aktive në merkaton europiane.

Bardhezinjtë tashmë kanë hedhur sytë nga Mohamed Salah dhe duan ta afrojnë në ekip gjatë merkatos së verës.

Duke qenë se shitja e Dybalës është e pashmangshme, drejtuesit po mendojnë të sjellin në Torino 26-vjeçarin.

Juventusi mund të pranojë ta shesë Dybalën te Liverpooli pasi argjentinasi është edhe i preferuar i Jurgen Klopit.

Në këmbim të tij bardhezinjtë kërkojnë egjiptianin.

Me afrimin e Salah në skuadër, Juventusi do të formonte sulmin më të fortë në Europë.

Mësohet se edhe Ronaldo e ka aprovuar afrimin e sulmuesit të njohur në ekip.

Në ditët e ardhshme priten infromacione të reja në lidhje me këtë interesim të bardhezinjve.