JOQ Albania
Home

“Më vunë gjobë pa lidhje”, qytetarja tregon si i vunë gjobë padrejtësisht
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 12/02/2019 12:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një qytetare ka denocuar pranë redaksisë së JOQ Albania se si është gjobitur padrejtësisht.

Ajo tregon se ka bërë pagesën për të parkuar në orën 8:32 me anë të një mesazhi. Pagesën, ajo e kishte bërë për të parkuar një orë.

Ajo është shprehur kështu në mesazhin që ka dërguar pranë JOQ Albania:

Me vune gjobe pa lidhje bera pagesen per parkim ne 8:32 me mesazh dhe ne 8:52 kaloi ky trimi dhe e gjobiti. Pa kontrolluar nese ish paguar, a nuk e di nese iu funksionon sistemi."

Po ashtu ajo ka dërguar edhe një foto të gjobës dhe SMS-së, në të cilën shikohet se duhet ta lëvizte makinën në orën 9 e 32 min.