JOQ Albania
Home

“Monstra i regjistronte për t’i shantazhuar” I tregoi organin gjenital në video 15-vjeçares, policit i zbulohen të tjera filmime
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12/02/2019 13:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme policia ka bërë arrestimin e menjëhershëm të shefit të policisë në Grumiere, Malësinë e Madhe Berhan Bajrakurti, pasi ky i fundit akuzohet për ngacmim seksual ndaj një 15-vjeçareje.

Videoja shokuese ku ai luante me organin e tij gjenital u përhap gjerësisht në rrjetet sociale.

Denoncimin për mediat e ka bërë nëna e 15-vjeçares, e cila është shprehur se pas kësaj ngjarjeje te tmerrshme ajo dhe familja e saj do të largohen nga vendi.

Ajo ka rrëfyer se ai i ka dërguar video intime të bijës dhe i ishte gjendur në komisariat 5 minuta pasi ajo kishte shkuar për të bërë denoncimin, duke e kërcënuar.

Drejtoria e Policisë së Shkodrës ka deklaruar se në emër të Bajrakurtit nuk është bërë një denoncim për ngacmim seksual duke hedhur poshtë dëshminë e nënës së vajzës.

Me sa duket ekzistojnë video të tjera të Bajrakurtit.

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka shkruar një status në profilin e tij në Facebook ku deklaron se disponon një mori videosh të efektivit, të cilat ai i regjistronte për “viktimat” e tij.

Salianji shkruan se ai ishte larguar nga detyra më parë “Për tentativa përdhunimi, por u rikthye nga angazhimi që pati për Rilindjen, pasi shërbeu si komisioner gjatë zgjedhjeve”.

Ai shton se këto prova i kanë mbërritur në inbox nga punonjës të policisë dhe disponohen edhe nga Policia e Shtetit, por nuk ka patur asnjë reagim në lidhje me këtë.

POSTIMI I SALIANJIT NË FACEBOOK

Efektivi B.B ishte larguar nga policia e shtetit për tentativa përdhunimi.

Ate e riktheu vetem angazhimi i tij për Rilindjen si komisioner dhe aktivist gjate zgjedhjeve dhe e bëri polic të Republikës duke i dhënë mundesi të abuzonte me tej, tashmë me të miturën 15 vjecare, e te vazhdonte të kërcenonte dhjetra gra të tjera!

Shumë prej tyre e kanë denoncuar ne komisaritat, por policia i ka shperfillur dhe nuk ka marre asnjë here denoncimet e tyre. Pavarësisht se mostra i regjistronte madje edhe me video per ti shantazhuar apo per nevoja denigruese te tij. Sot ekzistojne prova dhe video qe viktimat i deninconin ne polici, këto video i disponon policia e shtetit!

Disa prova dhe video më kane ardhur ne inbox nga punoniës policie dhe janë neveritëse po aq sa mosreagimi i shtetit në raste të tilla. Kam vendosur te mos i publikoj videot sepse vetem i shtojne shemti videos qe tashme eshte publike. Por policia dhe organet ligjzbatuese qe i kane, duhet ti denojne me ashpersine me te madhe ligjore përgjegjësit e mosveprimit po aq sa vetë dhunuesin!