JOQ Albania
Home

Drejtuesit e Chelseat vendosin përfundimisht për të ardhmen e Sarrit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/02/2019 13:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas turpërimit  6-0 nga Manchester City, bossi i Chelseas, Roman Abramovich ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e trajnerit, Maurizio Sarri.

Presidenti i klubit londinez duket se ka besim te italiani dhe i ka konfirmuar se do vazhdojë të drejtojë ekipin, por ka disa kushte.

Në kampionat kërkohet reagim i menjëhershëm por të mos u shkëputur nga grupi që synon një vend në Champions sezonin e ardhshëm.

Gjithashtu, në kushtet ku titulli kampion është i pa mundur, Liga e Evropës dhe Kupa janë dy opsionet e vetme për të mbyllur sezonin me trofe.

Nëse Sarri dështon sërish gjatë javëve në vazhdim, atëherë shkarkimi i tij është i sigurt.