JOQ Albania
Home

Vrau gruan me 2 plumba se donte të hynte në punë, s’do ta besoni se çfarë shkruante gardisti në Facebook
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12/02/2019 13:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mëngjesin e sotëm vendi ynë u trondit nga një krim makabër. Një punonjës i Gradës së Republikës qëlloi me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare.

44-vjeçari Alket Arapaj ka qëlluar disa herë pa mëshirë me armë mbi trupin e gruas së tij Ervilma Seferi.

Ky krim makabër ka ndodhur rreth orës 06:00 mëngjesin e sotëm në banesën e çiftit në katin e katërt në një lagje në Allias, ku brenda ndodhej edhe vajza e tyre e mitur.

Mendohet se konflikti midis bashkëshortëve, që çoi edhe në përshkallëzim të situatës ka nisur pasi 36-vjeçarja i kishte thënë bashkëshortit të saj se donte të niste punë.

Arapaj ishte besimtar i devotshëm mysliman dhe shpërndante në profilin e tij në Facebook shprehje të ndjera edukative mbi familjen.

Në një prej postimeve ai shkruan:

Jeta ka edhe gjëra të çmuara si familja”.