JOQ Albania
Home

34-vjeçarja rrëfen sekretin: Kjo është sakrifica që duhet të bëni për performancë më të mirë në shtrat
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/02/2019 13:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Thonë që dashuria dhe gjestet e afeksionit i mbajnë marrëdhëniet gjallë, por një 34-vjeçare mendon ndryshe.

Nadia Bokody me origjinë nga Australia ka treguar sekretin që e ka bërë atë dhe të dashurin e saj të kenë një jetë më të mirë seksuale.

Ajo tregon se pothuajse nuk e përkëdhel fare të dashurin, por në shtrat janë më mirë se kurrë.

Sipas Nadias, mungesa e afërsisë fizike me partnerin është çelësi kryesor për të mos e shuar ‘zjarrin’ mes dy palëve.

34-vjeçarja mendon se përkëdheljet dhe afrimiteti i tepruar e vrasin pasionin. Për ta shpjeguar më qartë situatën, ajo thotë se përkëdheljet janë një lloj si t’i hedhësh arsenik recetës së dashurisë.