JOQ Albania
Home

Në hapat e Usain Bolt, 7-vjeçari po mahnit botën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/02/2019 13:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rudolph Blaze Ingram është djaloshi 7-vjeçar që po mahnit botën.

Edhe pse në një moshë kaq të vogël, ai i ka lënë të gjithë me gojë hapur me shpejtësinë e tij.

Djaloshi nga Tampa Bay i Floridës, duket se është pasuesi i njeriut më të shpejtë në botë, Usain Bolt.

Shpejtësia e tij është vërtet e pabesueshme dhe as që mund të krahësohet me atë të moshatarëve të tij.

Rudolph, gjithshtu është pjesë e ekipeve të moshave në futbollin amerikan, ku dhe aty është i jashtëzakonshëm me aftësitë e tij.

Është vetëm 7-vjeç, por deri tani ai ka fituar mbi 20 medalje ari në olimpiadat për moshën e tij.

Videot për të po pushtojnë internetin, ndërsa e ardhmja e këtij djaloshi duket vërtet e ndritur.