JOQ Albania
Home

Ku është fshehur unaza e fejesës? Kjo është “loja” e Shën Valentinit që po i mundon të gjithë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/02/2019 14:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për të festuar Ditën e Shën Valentinit, Holiday Cottages ka krijuar një lojë mprehtësie për të testuar mendjen dhe shkathtësinë tuaj.

Sipas atyre që e kanë krijuar, për të gjetur objektet e kërkuara në këtë foto duhen pothuajse katër minuta.

Ndërkohë, objektet që ju duhet të gjeni janë një unazë fejese, një trëndafil, një kuti me çokollata, një kuti dhurate si dhe një kartolinë.

Në foto janë Sophie dhe Sam, të cilët kanë shkuar në një udhëtim në fshat dhe po qëndrojnë në një vilë idilike.

Sam ka planifikuar që t’i propozojë të dashurës, por atij i ka humbur unaza. “Misioni” juaj është që ta gjeni unazën për Sam-in. JOQ Albania