JOQ Albania
Home

“Videon e kam bërë unë, kam pasur një lidhje tjetër…” reagon për herë të parë efektivi që iu publikua videoja intime
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12/02/2019 14:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme policia ka bërë arrestimin e menjëhershëm të shefit të policisë në Grumiere, Malësinë e Madhe Berhan Bajrakurti, pasi ky i fundit akuzohet për ngacmim seksual ndaj një 15-vjeçareje.

Videoja shokuese ku ai luante me organin e tij gjenital u përhap gjerësisht në rrjetet sociale.

Denoncimin për mediat e ka bërë nëna e 15-vjeçares, e cila është shprehur se pas kësaj ngjarjeje te tmerrshme ajo dhe familja e saj do të largohen nga vendi.

Ajo ka rrëfyer se ai i ka dërguar video intime të bijës dhe i ishte gjendur në komisariat 5 minuta pasi ajo kishte shkuar për të bërë denoncimin, duke e kërcënuar.

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka shkruar një status në profilin e tij në Facebook ku deklaron se disponon një mori videosh të efektivit, të cilat ai i regjistronte për “viktimat” e tij.

Në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij, Bajrakurti ka reaguar për herë të parë duke bërë me dije para policisë se nuk ka ngacmuar askënd e aq më pak një minorene.

Ai ka shtuar se ishte në një lidhje me një tjetër person dhe kjo video e bërë në kushte shtëpie i është dërguar këtij personi.

Bajrakurti ka dëshmuar para policisë:

Videon e kam bërë unë, kam pasur një lidhje tjetër, nuk kam ngacmuar asnjë njeri, aq më pak një minorene”.