JOQ Albania
Home

Gripi me intensitet të lartë në Shqipëri, ky është virusi që ka prekur 329 persona deri më tani
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/02/2019 14:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Instituti i Shëndetit Publik ka qetësuar qytetarët në lidhje me gripin, duke thënë se nuk bëhet fjalë për epidemi, por për aktivitet me intensitet të lartë.

Në Shqipëri, rajon dhe Europë, mbizotëron qarkullimi i virusit të tipit A, nëntipi A/H1 pdm09, thuhet në raportin e survejancës së infeksioneve akute respiratore të sipërme dhe të poshtme. Nga testimet e kryera, rezulton se nga 1 janari deri në 11 shkurt,ka 329 persona të prekur.

Ndërkohë në javën e pestë të 2019-ës, vihet re një trend në rritje i numrit të infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme, por ky numër është 10% më i ulët krahasuar me një të njëjtën periudhë në vitin e kaluar.

ISHP thekson se AH1N1 është grip sezonal, vaksina e të cilit jepet falas për kategoritë më të rrezikuara, të cilat janë gratë shtarzëna, të moshuarit, personat me diabet, me sëmundje të veshkës, mëlçisë, pulmonare apo kardiake.