JOQ Albania
Home

Vrau në Pukë punonjësin e hidrocentralit, arrestohet 25-vjeçari
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 12/02/2019 14:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Enderis Dodaj është arrestuar nga policia pasi para dy ditësh vrau me armë punonjësin e hidrocentralit. Ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia, ku 30-vjeçari Petrit Biba nga Mirëdita ka humbur jetën nga plaga e rëndë që mori.

Punonjësit e hidrocentralit ishin duke pushuar në të njëjtin ambient dhe në momentin kur ngjarja ndodhi i plagosuri është transportuar në spitalin e Pukës e më pas në atë të Shkodrës, ku fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë.

Arma e Dodajt ka qenë pa leje. Autori i ngjarjes është arratisur nga vendngjarja, ku dy ditë ka qenë në kërkim të policisë. 25-vjeçari banues në Tiranë, është arrestuar ditën e sotme.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë për veprime të mëtejshme.