JOQ Albania
Home

Ishin duke drekuar, shqiptari humb logjikën dhe kërcënon me thikë prindërit se do t’i vrasë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/02/2019 15:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 28-vjeçar shqiptar banues në Parma në Itali, në kushte të rënda psikologjike, ka kërcënuar për vdekje prindërit e tij. Në momentin që familja ishte duke drekuar, i riu çohet nga tavolina merr thikën e guzhinës.

Sipas mediave italiane, 28-vjeçari shqiptar, nën efektin e drogës dhe alkoolit, i ka drejtuar thikën prindërve të tij, duke i kërcënuar se do t’i vrasë. Edhe vëllai i tij, i cili mbërriti në shtëpi, nuk mundi dot ta qetësonte.

Prindërit e 28-vjeçarit kanë përfituar nga ky moment, për t’ja mbathur nga shtëpia, duke kërkuar edhe ndihmën e forcave të rendit. Karabinierët e Parmës erdhën menjëherë në vendngjarje dhe pas disa orësh, arritën ta bindnin që të dorëzohej.

Autoritetet italiane nuk kanë mundur ende që të zbulojnë motivin e acarimit të shqiptarit. Ndërkohë i riu do të përballet me akuzën e kërcënimit dhe dhunës në kushte shtëpiake.