JOQ Albania
Home

U divorcuan nga tradhëtia e gruas, nëna: Kam dy vite që ish-burri nuk më lë të shoh fëmijët
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 12/02/2019 15:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Divorcet janë shtuar shumë kohët e fundit. Kjo për shkaqe nga më të ndryshmet. Rastet po publikohen çdo ditë e më shumë nga media, edhe nga rritja e ndërgjegjësimit të popullsisë.

Një nënë nga Kruja kërkon të takojë fëmijët e saj. Prej dy vitesh ata jetojnë me ish-bashkëshortin e saj. Gruaja është martuar kur ka qenë 16 vjeçe. Siç kanë qenë edhe kohët, ajo u martua me burrin e saj me shkuesi. Ishte viti 1997 dhe nga martesa e tyre ata lindën tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

Jetesa e çiftit së bashku me prindërit e bashkëshortit sipas gruas, nuk ka qenë e lehtë.Nëna e tre fëmijëve shpeshherë ka patur debate me vjehrrën. Por sipas saj, shkak i divorcit ka qenë një telefon të cilin gruaja e ka gjetur rastësisht teksa përshkonte rrugën.
Pas debateve të shumta dhe dyshimeve, burri vendosi të lërë bashkëshorten. Në 2016 çifti u nda, por nëna asokohe nuk kishte as të ardhura ekonomike dhe as një strehë ku të qëndronte, ndaj me vendim gjykate bashkëshorti mori kujdestarinë e tre fëmijëve.

38-vjeçarja nuk ka arritur të paguajë pensionin ushqimor, frika e saj është se edhe nëse do shlyente detyrimet ushqimore ajo sërish nuk do të takonte fëmijët e saj. Sipas gruas, ish-bashkëshorti i cili është rimartuar sërish së bashku me familjarët e tij ushtrojnë presion që fëmijët mos ta takojnë atë.
E dëshpëruar ajo kërkon një zgjidhje pasi nëse dy djemtë ka arritur t’i shohë , vajzën që është dhe fëmija më i vogël ka dy vjet që nuk e sheh.

Në studion e emisionit "Me zemër të hapur", gruaja është ballafaquar me ish-bashkëshortin e saj. Ai i ka thënë para kamerave se fëmijët nuk duan ta takojnë nënën e tyre pasi ka qenë ajo që e ka tradhëtuar atë.

Nëna është shprehur se do shumë që t’i takojë fëmijët e saj, por ish-bashkëshorti dhe të afërmit e tij nuk i lejojnë fëmijët të takojnë nënën e tyre.

Pyetja e gazetares:

Kanë 2 vite që nuk takohen me nënën e tyre fëmijët zotëri, përse?"

Deklarata e ish-bashkëshortit:

Kush tha që kanë dëshirë ta takojnë?"

Gazetarja:

Djali tha…"

Burri përgjigjet:

Ai tha për dëshirën e tij. Motra dhe vëllai ia kanë shprehur në fytyrë asaj deri sa morën vesh ngjarjen."

Gazetarja:

Çfarë ngjarje?"

Ish-bashkëshorti:

Ajo e ka pranuar në sallë të gjyqit tradhtinë bashkëshortore edhe në sy të vëllait dhe përballë tre fëmijëve."

Gazetarja:

Një bashkëshort ndahet, nuk mund të ndëshkohet me kujdestarinë e fëmijëve."

Ish-bashkëshorti:

Ti detyroj unë tani fëmijët? Ju keni psikologë, dera ime është e hapur ejani dhe pyeteni nëse pranojnë ta takojnë apo jo."

Gazetarja:

Edhe ju keni pasur një lidhje tjetër nga e cila prisni një fëmijë."

Ish-bashkëshorti:

Unë jam ndarë me këtë në 20 gusht 2016 dhe më 9 prill 2017 kam krijuar lidhje tjetër."

Gazetarja:

A jeni gati që vajzën dhe djalin ta çoni në zyrë përmbarimore të takojnë nënën?"

Ish-bashkëshorti:

 Pa dëshirë si mund ti dërgoj?"

Gazetarja:

Po, pa dëshirë se është vendim gjykate."