JOQ Albania
Home

“Bëre trimëri me gruan tënde dhe le vajzën jetime, Allahu të dënoftë!” miqtë “masakrojnë” në Facebook gardistin që vrau gruan
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12/02/2019 15:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mëngjesin e sotëm vendi ynë u trondit nga një krim makabër. Një punonjës i Gradës së Republikës qëlloi me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare. 44-vjeçari Alket Arapaj ka qëlluar disa herë pa mëshirë me armë mbi trupin e gruas së tij Ervilma Seferi.

Ky krim makabër ka ndodhur rreth orës 06:00 mëngjesin e sotëm në banesën e çiftit në katin e katërt në një lagje në Allias, ku brenda ndodhej edhe vajza e tyre e mitur.

Alket Arapaj është shprehur se e vrau guan pasi ajo e tradhtonte.

Deklarata e Alket Arapaj:

Gruaja më tradhtonte prandaje  vrava. Më vjen keq për vajzën, jam familjar i rregullt."

Kohë e fundit ishin shtuar dyshimet për tradhëti. Arapaj njihej për sjellje të mirë dhe predikues i fesë islame. Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, pasi kanë dëgjuar të shtënat në banesën e çiftit.

Policia pasi ka mbërritur në vendgjarje ka arrestuar në flagrancë, 44-vjeçarin. Çifti kishin bashkë një fëmijë.

Në Facebookun e Arapajt kanëshpërthyer ashpër miq të tij.

Po aq të tronditur shprehen edhe miqtë e 44-vjeçarit, të cilët në profilin e tij në Facebook shkruajnë se nuk është e mundur që Alketi të ketë bërë një gjë të tillë.

Disa prej tyre nuk e besojnë që ai ta kryer një krim të tillë brutal, e të tjerë shprehin keqardhjen për vajzën 3-vjeçare të çiftit, e cila mbeti jetime.

Besimtarë të shumtë i komentojnë se Islami nuk ka lidhje me veprime të tilla.

Disa prej komenteve

E pabesueshme, njeri me norma. Përse Alket?”
Nuk mund ta besoj një gjë të tillë, Alketi është një familjar i devotshëm, kam bindjen nga pakujdesia”
Oo plehrë, a mendove se ke fëmi. Si munde me vrarë nënën e fëmijës tënd. Po ty me të të rrjepur me milimetra duhet me të nxjerr shpirt, se s’ke shpirt.”
Paske qenë një copë injorant… që vrave nënën e fëmijës… Ty ajo gocë nuk do të falë kurrë për këtë krim që bëre”.
Bëre trimëri me gruan tënde, le vajzën jetime. Allahu të dënoftë. Ti nuk meriton të jetosh, kafshë, pse nuk vrave veten tënde more”.
Nuk e marr vesh si mund të arrijë një “intelektual” në këto nivele kaq ekstreme, që ia kalojnë dhe kafshës. Burri në fakt është për të mbrojtur gruan, jo ta vrasë vetë atë. Një gjë është e sigurtë, që feja islame s’ka lidhje me veprime të tilla, kaq të përbindshme, se ashtu u fol në media, që ky zotëria këtu qenka besimtar mysliman. Mund dhe të jetë, por në Islam të vrasësh një njeri është kategorikisht e ndaluar dhe për më keq gruan. Nuk duhet të merremi veç me personin që kreu këtë krim të shëmtuar por me fenomenin, me këto krime që janë “demokratizuar” si tepër kohët e fundit dhe çfarë mund të bëhet për t’i paralizuar. Me këto çështje madhore duhet të merret politika dhe jo vetëm me pallavra që nuk i hyn në punë askujt. Ngushëllime familjes”.
Besimtar i fortë?! Ai që vret dikë, rrugën e di vetë, direkt në ferr e domethënë aty e ke vendin”.
E tmerrshme, nuk mund ta besosh që një besimtar të kalojë në ekstrem, mjerë familja jote për ty dhe gjynah, e le vajzën jetime.”