JOQ Albania
Home

Vrau gruan në sy të fëmijëve dy vite më parë, sot u bë rasti i dytë ku një gardist i merr jetën bashkëshortes
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/02/2019 15:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku gardisti 44-vjeçar Alket Arapaj, qëlloi me armën e shërbimit gruan e tij, duke e lënë të vdekur.

Mësohet se shkak për vrasjen u bë një konflikt midis çiftit, ku 36-vjeçarja, Ervilma Seferi i kishte thënë bashkëshortit të saj se donte të niste punë.

Brenda në banesë, ku ndodhi krimi, ndodhej edhe vajza e tyre e mitur. Ky nuk është i vetmi rast ku një gardist kryen vrasje.

Kujtojmë se në 2016-ën, Admir Dervishi i mori jetën gruas së tij, Irena Dervishi, duke e qëlluar me armën e shërbimit.

Irena ishte shitëse dhe gardisti tha se e kishte parë që fliste me klientët, prandaj e kishte vrarë. E gjithë skena e krimit ndodhi në sy të fëmijëve të mitur, të cilët gardisti i çoi te fqinjët, duke u thënë se dikush i vrau gruan.