JOQ Albania
Home

Shantazhoi deputetin se do t’i merrte pronën 5 milionë euro, zbulohet e vërteta e konfliktit Veliaj-Ramiz Kelmendi
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 12/02/2019 16:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Deputeti i Kosovës dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi akuzoi në një letër publike të hënën Bashkinë e Tiranës se kishte zvarritur për vite me rradhë një projekt të kompanisë së tij për të ndërtuar një qendër tregtare në periferi të kryeqytetit.
Kelmendi pretendoi se vonesat kishin vijuar edhe pasi ai kishte marrë mbështjen nga vetë Veliaj në dy takime, ndërsa akuzoi se inspektorët e bashkisë kishin prishur në mënyrë abuzive rrethimin e zonës së ndërtimit.

Shumë pika të errëta kanë mbetur në konfliktin e bërë publik mes kryebashkiakut të Tiranës dhe një deputetit biznesmen Kosovës, Ramiz Kelmendit.

Ky i fundit pretendon të jetë takuar dy herë me kryebashkiakun, një herë kur e ka pyetur nëse mund të investojnë për ngritjen e një qendre tregtare tek kthesa e Kamzës dhe një herë për të konfimuar lejen e ndërtimit.

Letra e Kelmendit:

Në pyetjen time se a ka ndonjë kontest, interes publik për parcelën në fjalë, të gjitha përgjigjet nga ana juaj ishin në favor dhe mbështetje të ketij projekti.”

Kelmendi pretendon po ashtu se ka paguar mbi 1.6 milionë euro tarifën e ndikimit në mjedis dhe se ishte prej kohësh në pritje të zbardhjes së lejes së ndërtimit. Ai shprehet se ishte habitur nga ndërhyrja e inspektorëve të bashkisë. Ai akuzoi bashkinë se kishte kërkuar që përmes shantazhit t’i merrte pronën me vlerë sipas tij 5 milionë euro.

Nga ana tjetër Bashkia, ka reaguar duke thënë se toka që ka në dispozicion Kelmendi dhe për të cilën ka paguar edhe lejen e ndërtimit duke pritur vetëm zbardhjen e saj, i duhej asaj për të bërë stacionin e trenit. Veliaj bëri një deklaratë se ai nuk impresionohej nga shantazhet e biznesmenëve milionerë, por i shërbente interesave të qytetit të tij.

Po si qëndron e vërteta e kësaj historie ku me sa duket asnjëri nuk është engjëll.

Ramiz Kelmendi duket se gënjen kur flet për marrjen e 5 milion eurove, sepse trualli  tij do të shpronësohet për interesa publike dhe ai nuk do t’i falë asgjë askujt. Ai nuk është aspak i pafajshëm sepse ka përdorur kostumin e tij zyrtar, një herë si deputet dhe një herë si zv kryeministër i qeverisë së Kosovës, ku sipas "Lapsit", për të zgjidhur hallet e biznesit të vet privat.
Të gjithë e dinë se jo çdo biznesmen i zakonshëm shkon të negocjojë drejtpërdrejt me kryebashkiakun duke anashkaluar të gjitha strukturat. Dhe këtu mbarojnë “mëkatet” e tij, bashkë me besimin e tepruar që ka patur tek një akrobat si Veliaj.

E këtu problemi kthehet tek Lali i bashkisë. Po t’i shohësh me kujdes përgjigjet publike që ka dhënë, ato i shmangen thelbit të akuzave. Ai devijon shëmtuar, duke përdorur për prishjen e projektit kontradiktën mes milionerëve dhe interesit të qytetarëve.
Ai nuk përgjigjet se si është e mundur që i ka premtuar Ramiz Kelmendit se mund të investonte në atë tokë me vlerë rreth 5 milionë euro? Ai nuk përgjigjet se si është e mundur që institucioni i tij ka vjelë edhe taksën e ndikimit mbi ambjentin për lejet e ndërtimit?

Por nga kjo histori ku asnjëri nuk ka të drejtën ekskluzive, kuptohen dy gjëra: e para se për ndërtimet e reja në Tiranë investitorët nuk ndjekin proceduarat normale të institucionit, por shkojnë e diskutojnë direkt me kryebashkiakun, sikur ai të jetë pronari i një biznesi privat.

Dhe e dyta, që lidhet me premtimin e pambajtur të Erion Veliajt, tregon se ai nuk ka autonomi të plotë për kullat e mëdha dhe qendrat tregtare që ngrihen në Tiranë. Për ato, Veliaj bën vetëm letrat sepse janë ekskluzivitet i klientëve të Edi Ramës dhe vendimarrjen ekskluzive e përcakton vetëm ai.