JOQ Albania
Home

U përpoq të arratisej nga ballkoni, shqiptarit i vendosin prangat në sy të familjes
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/02/2019 16:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Karabinierët kanë vënë në pranga një 37-vjeçar shqiptar me banim në Brescia, i cili ishte i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge.

Ai ishte dënuar në Shqipëri nga gjykata në 2015-ën me 8 vite burg. Autoritetet italiane kishin planifikuar prej kohësh kapjen e tij, që pas lëshimit të urdhër-arrestit ndërkombëtar nga Shqipëria.

Karabinierët pasi morën informacione se ai do të kalonte disa ditë me të dashurit e tij në Trenzano, i ngritën një kurth. Ata nisën të vëzhgonin të gjitha lëvizjet pranë apartamentit të tij dhe në momentin e duhur u futën brenda për ta arrestuar.

Në momentin që iu vunë prangat, shqiptari ishte në shoqërinë e miqv dhe familjarëve. Shqiptari u përpoq të arratisej nëpërmjet disa shkallëve të vendosura në ballkon, por nuk i kishte bërë mirë llogaritë me karabinierët që kishin rrethuar të gjithë zonën. Shqiptari u arrestua menjëherë dhe tashmë ai ndodhet në burgun e Brescias.